I gjithë publiku po pret kur do të nis edicioni i ri i spektaklit mjaftë të ndjekur, Big Brother Vip Kosova.
Ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj radhe, edicioni do të nis shumë me vonë.
Deri më tani janë dhënë disa data, por Storm ka zbuluar se nata e parë do të jetë këtë të premte më 7 nëntor.
Mbetet të shihet se kush do të jenë banorët e këtij edicioni.
Emra të ndryshëm me profesione të ndryshme janë përmendur përgjatë kësaj periudhe, duke nisur nga këngëtarët, influencëret, blogerët etj.



