Mikroplastika, që formohen kur plastika në mjedis shpërbëhet në grimca të vogla, janë gjetur në rrënjët e bimëve dhe organet e njeriut – dhe tani shkencëtarët besojnë se ato mund të ndikojnë në formimin e reve.
Zbulimi mund të nënkuptojë se ndotja plastike mund të ndikojë në reshjet, potencialisht të përkeqësojë ndryshimin e klimës – dhe madje të paraqesë rreziqe për avionët.
Hulumtimi i ri i Penn State, bazohet në studimet e mëparshme, të cilat treguan se mikroplastika ndikonte në retë.
Çfarë zbuloi studimi i ri?
Studimi tregoi se mikroplastika ndihmon që kristalet e akullit të formohen brenda reve duke vepruar si “grimca bërthamore të akullit”, thonë studiuesit.
Duke përdorur katër plastikë të zakonshëm, studiuesit simuluan pikat e ujit që ngrinin brenda një reje. Ata zbuluan se pikat me grimca mikroplastike ngrinë në temperatura 5 deri në 10 C më të larta se pikat pa ndotje plastike.
Autorja kryesore Heidi Busse, një studente e diplomuar në Penn State, tha se çdo defekt në pikat e ujit (përfshirë pluhurin ose bakteret) mund t’i bëjë pikat të ngrijnë në temperatura më të larta, dhe mikroplastika gjithashtu e bën këtë.
Çfarë do të thotë gjetja për motin dhe klimën është e paqartë – por me retë që kanë një rol në ‘kurthin’ e nxehtësisë, ai mund të nxisë ndryshimin e klimës.
Mund të çojë gjithashtu në shi më të dendur.
Miriam Freedman, profesoreshë e kimisë në Penn State, tha se mikroplastika ndoshta tashmë ka një ndikim në mot.
Retë e ‘fazës së përzier’ duke përfshirë retë kumulus dhe nimbus (dhe retë ‘kudhëz’ që formohen gjatë stuhive) mund të përmbajnë ujë dhe akull.