spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:20
HomeBotaEvropaSulm me thikë në Gjermani, një i vdekur dhe dy të lënduar...

Sulm me thikë në Gjermani, një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka humbur jetën nga sulmi me thikë që ka ndodhur në Mellrichstadt.

Bild raporton se dy punonjës të tjerë të moshës 55 dhe 62 vjeçare, u plagosën rëndë.

- Advertisement -

Sipas policisë, i dyshuari i këtij sulmi është një shtetas gjerman i moshës 21-vjeçare.

Bazuar në të dhënat e para, 21-vjeçari sulmoi disa punonjës të një kompanie me thikë. Besohet gjithashtu se ai është një punonjës i kompanisë, derisa nuk ka ende informacione mbi motivin e sulmit.

- Advertisement -

Mellrichstadt ndodhet në rrethin Rhön-Grabfeld (Bavari) në kufirin me Turinginë.

Überlandwerk Rhön GmbH është një kompani furnizimi me energji që furnizon rajonin e Rhön me energji elektrike dhe shërbime të tjera energjetike.

Kompania punëson 220 persona, përfshirë 20 praktikantë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat