Gjendja e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor – Shkurt 2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton se Rrjeti SafeJournalists ka publikuar numrin e rasteve të raportuara të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave për muajin shkurt 2025. Sipas të dhënave, Kosova dhe Serbia kanë regjistruar numrin më të lartë të incidenteve, me nga 13 raste secila, ndërsa vendet e tjera të rajonit gjithashtu kanë raportuar sulme ndaj gazetarëve:
📊 Rastet e raportuara sipas vendeve:
• Kosova – 13 raste
• Serbia – 13 raste
• Kroacia – 8 raste
• Shqipëria – 5 raste
• Bosnja dhe Hercegovina – 5 raste
• Maqedonia e Veriut – 1 rast
• Mali i Zi – 1 rast
SafeJournalists Network ka monitoruar sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias në rajon që nga viti 2016, duke raportuar mbi sfidat dhe kërcënimet që përballen gazetarët në Ballkanin Perëndimor.
#SafeJournalists #MediaFreedom #AGK