spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeRajoniSerbiaSulmi ndaj figurës së Komandant "Lleshit", reagon ashpër Sinani

Sulmi ndaj figurës së Komandant “Lleshit”, reagon ashpër Sinani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar për vandalizmin e posterit të komandant Lleshit në Bujanoc nga një person i maskuar.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se sulmi ndaj figurës së Komandant Lleshit është një sulm i ulët ndaj gjithë krenarisë kombëtare në Luginë.

- Advertisement -

“Të sulmosh një emër që përfaqëson rezistencën dhe sakrificën për liri, do të thotë të godasësh çdo shqiptar që beson në dinjitet, drejtësi dhe barazi”.

“Këto akte të turpshme janë rezultat i një fryme të vazhdueshme diskriminuese, që mbështetet jo vetëm nga qendrat e politikës serbe, por edhe nga zërat e tyre servilë në terren”.

- Advertisement -

“Drejtësia duhet të flasë, ky akt nuk guxon të kalojë në heshtje! Të zbardhet e vërteta dhe të ndëshkohen fajtorët!”, ka thënë Sinani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat