spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:19
HomeBotaSulmohet kryeqyteti libanez, Netanyahu paralajmëron Iranin e Hezbollahun

Sulmohet kryeqyteti libanez, Netanyahu paralajmëron Iranin e Hezbollahun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një shpërthim i madh është parë sot në pjesën jugore të kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Më vete, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se avionët luftarakë sulmuan “një numër magazinash armësh dhe selie të inteligjencës” në kryeqytet” që i përkisnin Hezbollahut.

- Advertisement -

“Ky sulm është një pjesë tjetër e përpjekjeve të vazhdueshme për të dëmtuar magazinat e municioneve dhe vendet e prodhimit në zonën e Bejrutit”.

Ndërkohë, Benjamin Netanyahu ka reaguar pas raportimeve se shtëpia e tij ishte cak i sulmeve me dron nga Irani dhe Hezbollahu, duke e quajtur një veprim të tillë si “një gabim i rëndë”.

- Advertisement -

Asnjë nga grupet që qëlluan kundër Izraelit gjatë vitit të kaluar, përfshirë Hezbollahun, nuk e kanë marrë përgjegjësinë për atë sulm.

E derisa lufta në lindjen e mesme nuk po dihet se kur mund ta ketë fundin, në Londër është mbajtur një protestë ku morën pjesë mijëra protestues, duke akuzuar Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-të për mosveprim.

Në krah të flamujve të Palestinës dhe Libanit valonin pankartat me mbishkrimet që thërrisnin për paqe dhe një Palestinë të lirë.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit Keir Starmer, i cili ka thënë se bota “nuk do të tolerojë më justifikime për ndihmën humanitare” nga Izraeli për situatën në Gaza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat