spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
22:10
HomeSiguriaPoliciaSulmohet nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj

Sulmohet nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një incident fizik është raportuar pasditen e sotme në afërsi të objektit komunal në Gjakovë, ku është sulmuar nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 16:10.

- Advertisement -

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të objektit komunal në Gjakovë është raportuar për një incident fizik, ku një zyrtar komunal është sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Zyrtari në fjalë ka pranuar trajtim mjekësor dhe, sipas raporteve mjekësore, ka pësuar lëndime të lehta trupore,” ka deklaruar Elezaj.

Tutje, a itha se nga hetimet fillestare rasti nuk ka prapavijë politike, por dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet palëve.

- Advertisement -

Aktualisht, i dyshuari është në kërkim, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat