spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:32
HomeKosovaSumiçi i PDK-së: Prokurori njëanshëm bëri presion që të vazhdojë rinumërimi

Sumiçi i PDK-së: Prokurori njëanshëm bëri presion që të vazhdojë rinumërimi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryesues i Qendrës Komunale të Numërimit (QKN) nga PDK-ja, Jahir Sumiçi ka treguar për dyshimet që patën fletëvotimet dhe lëvizja e tyre nga një klasë në tjetrën, nga një klasë në tjetrën dhe nga një shkollë në tjetrën.

Pas shkuarjes së Policisë dhe Prokurorisë, ai tha se Prokurori i rastit ka bërë presion që të vazhdohet rinumërimi, por që PDK e ka refuzuar këtë.

- Advertisement -

Ai për media tha se kanë gjetur fletëvotime që nuk janë përputhur me numrat e fletëvotimeve.

“Është ndërprerë numri i votave në QKN, ajo çfarë është parë nga mëngjesi i orës 10:00 deri në orën 19:00 janë dyshimet tona të bazuara dhe të faktuara të cilat janë grumbulluar dhe janë shfaqur. Ne që kemi qenë në ndërrimin e pasdites, edhe pse ka pasur që nga mëngjesi dyshime për manipulim të votës dhe për devijim të votës, e kemi bojkotuar, pastaj e kemi thirrur edhe policinë. Policia ka vazhduar me organet e tjera kompetente dhe është ndërprerë numërimi i votave. Ajo çfarë është gjetur brenda kutive lë dyshime të hapura për manipulim dhe devijim të votës dhe të vullnetit qytetar në qytetin e Mitrovicës. Kemi gjetur fletëvotime që nuk janë përputhur me numrat e vendvotimeve. Pra kemi fletëvotime që kanë lëvizur nga klasa në klasë. Kemi fletëvotime që kanë lëvizur nga shkolla në shkollë. Të gjitha janë të faktuara, të gjitha janë të dokumentuara”, tha ai.

- Advertisement -

Ai ka treguar edhe pse e bojkotuan qendrën.

“Prokurori i rastit i cili ka ardhur ka tentuar në mënyrë ad hoc edhe të njëanshme të na bëjë presion që të vazhdojë procesi i rinumërimit, mirëpo ne si PDK kemi refuzuar që të vazhdojë rinumrimi, me ç’rast e kemi bojkotuar numrin dhe punën pastaj, e pastaj që kanë ardhur organet gjegjëse edhe zyrtarisht e kanë ndërprerë numërimin. Nga ora 10 deri ora 19 të mbrëmjes janë hapur 35 kuti apo vendvotime, prej tyre 10 vendvotime kanë fletëvotime të cilat kanë lëvizur nga klasa në klasë, nga shkolla në shkollë. Mund të jetë 1-2 ose 3, po e zëmë hipotetikisht gabime që mund të jenë në fletëvotime të shtypura, mirëpo janë 10 vendvotime, 10 kuti të cilat janë hapur dhe në të gjitha ka mospërputhje dhe ka dallim në mes të numrave serikë dhe në mes të numrave të vendvotimeve”, tha ai.

Ai ka insistuar në atë se ka pasë presion nga Prokurori i cili më pasë është zëvendësuar edhe me Kryeprokurorin.

“Pas gjetjeve që i kemi pasur në kuti, fletvotime që kanë lëvizur nga klasa në klasë dhe nga shkolla në shkollë, e kemi lajmëruar policinë e Kosovës dhe ajo ka ardhur në vendin e ngjarjes, kemi dhënë të gjithë intervista për policinë dhe më pas policia e ka lajmëruar hetuesin e më pas hetuesia e ka thirr prokurorin e rastit. Prokurori në momentin që ka ardhë ka thënë se asgjë nuk është e jashtëzakonshme dhe se procesi mund të vazhdoj normal duke na bërë presion duke qenë presion i njëanshëm në mënyrë që ne të vazhdojmë mirëpo ne kemi refuzuar të vazhdojmë për shkak se nuk duam ta shkelim ligjin në asnjë mënyrë. Shteti i Kosovës i ka ligjet e veta dhe ne si qytetarë kemi luftuar që ti kemi ligjet dhe në asnjë mënyrë nuk i cenojmë integritetin e asnjë punëtori tonë. Fillimisht po kemi pasur presion prej prokurorit më pas prokurori është zëvendësuar me kryeprokurorin dhe pastaj ka vazhdu procesi mu ndërpre”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat