spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
17:40
HomeSportSuperkompjuteri përcakton fituesin e ndeshjes Angli-Shqipëri

Superkompjuteri përcakton fituesin e ndeshjes Angli-Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Angli-Shqipëri është një sfidë pa shumë histori, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. “Tre Luanët” zbresin në “Wembley” me stofin e një ekipi super favorit, për këtë nuk kanë asnjë dyshim edhe kompanitë e basteve teksa një fitore e mundshme e djemve të Tuchel vlerësohet me koeficientin 1,17.

Barazimi duket një rezultat thuajse i pamundur për kuqezinjtë e Sylvinho-s pasi kuotohet me 7,50.

- Advertisement -

Fitorja, që në këtë rast do të ishte një ngjarje e madhe, historike, as që merret parasysh si opsion nga kompanitë e mëdha pasi një sukses i tillë vlerësohet me koeficientin 15.

Sipas superkompjuterit të OPTA, Shqipëria ka pak ose aspak shanse për të marrë një rezultat pozitiv.

- Advertisement -

10 mijë simulime statistikore nxorën Anglinë fituese në 80,1% të rasteve, 12,2% përfundon në barazim dhe 7,7% të rasteve Shqipëria del fituese nga Wembley.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat