spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
14:05
HomeKosovaDrejtësiaSupremja e Speciales rrëzon kërkesën e Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka rrëzuar në tërësi kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë. Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga ZPS-ja.

Në kërkesë ngriheshin pretendime për disa shkelje të bëra në Aktgjykimin e Apelit të shpallur në korrik 2025.

- Advertisement -

“Paneli rrëzoi të gjitha pikat e paraqitura nga Mbrojtja dhe konstatoi se nuk ishte shkelur e drejta për gjykim të drejtë e Shalës, ligji penal ose procedurat dhe i deklaroi të papranueshme disa prej pikave”, thuhet në njoftim.

Më 2024, Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte  dënuar me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat