spot_img
E martë, 21 Tetor, 2025
19:40
HomeKosovaZgjedhjet 2025Supremja pranon ankesën e kandidatit shqiptar për ndërhyjen e Serbisë në zgjedhjet...

Supremja pranon ankesën e kandidatit shqiptar për ndërhyjen e Serbisë në zgjedhjet lokale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.205/2025, të datës 15.10.2025. Çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.

Emini është ankuar se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele.

- Advertisement -

“Bazuar në shkresat e lëndës, Arber Emini me datë 13.10.2025, është ankuar në PZAP, me pretendimin se “me datë 12.10.2025 në Zgjedhjet Lokale në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në sistemin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele për t’u shfrytëzuar votuesit me asistencë të përdorin këtë vërtetim mjekësor””, thuhet në njoftim.

Supremja vlerëson se PZAP gabimisht ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit.

- Advertisement -

“Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, gabimisht ka vendosur kur e ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit, për faktin se nga pretendimet që dalin nga ankesa, i njëjti është ankuar për procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të tabuluara nga KQZ, ashtu siç ka pretenduar PZAP në vendimin e saj”, theksohet në komunikatë.

Me këtë rast Gjykata Supreme ka kërkuar që “Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që t’i evitojë shkeljet e theksuara në Aktvendimin e Gjykatës Supreme, AA.nr.93/2025, dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat