Petar Sucic është transferimi i parë në merkato për Interin.
Marrëveshja me kroatin ishte arritur prej muajsh, por vetëm këtë të mërkurë të 4 qershorit, ka ardhur zyrtarizimi.
Mesfushori 21-vjeçar vjen nga Dinamo Zagreb, të cilët kanë arkëtuar rreth 15 milionë euro nga shitja e tij.
Lojtari ka firmosur për pesë vite me Interin.
Në sezonin e fundit, Sucic u aktivizua në 32 ndeshje, ku shënoi shtatë gola dhe katër asistime.
Transferimi i kroatit te Interi, mund të jetë një sinjal për Kristjan Asllanin, i cili sheh t’i shtohet konkurrenca dhe në këtë merkato vere mund të ndryshojë ekip.