Tre zyrtarë policorë të stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra.
Ky vendim u mor nga Inspektorati Policor i Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Hetimeve, është duke zhvilluar hetime paraprake ndaj tre zyrtarëve policor të cilët shërbejnë në Stacionin Policor Prizren, në drejtim të veprës penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”. IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre në interes të procedurës hetimore”.



