spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
00:35
HomeKosovaSveçla: Gjermania mbështet Kosovën në forcimin e institucioneve

Sveçla: Gjermania mbështet Kosovën në forcimin e institucioneve

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në forcimin e institucioneve dhe rendit e ligjit.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se gjatë takimit me ambasadorin gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, është diskutuar për prioritetet e mandatit të tij të ri dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

- Advertisement -

Ai theksoi se të dy palët rikonfirmuan përkushtimin për realizimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm për adresimin e sfidave të përbashkëta.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Gjermania ka mbështetur në çdo kohë vendin tonë dhe institucionet tona dhe ky partneritet do të vazhdojë edhe më tej, në funksion të rendit e ligjit dhe sigurisë së vendit tonë e qytetarëve tanë.

Me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë z. Rainer Rudolph diskutuam sot mbi prioritetet e mandatit tonë të ri dhe rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë.

Rikonfirmuam përkushtimin e përbashkët për avancimin e projekteve konkrete në fushën e sigurisë, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe koordinimin e vazhdueshëm në adresimin e sfidave të përbashkëta. Jam i bindur se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve tona do të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në shërbim të qytetarëve dhe stabilitetit afatgjatë të vendit tonë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat