spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
18:29
HomeKosovaSveçla: Kosova nuk do të tolerojë terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia

Sveçla: Kosova nuk do të tolerojë terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës, sot gjatë një aksioni në veri të vendit, ka zbuluar tre raketa hedhës krahu, dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë.

Sveçla, në një postim në Facebook, tha se terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë.

- Advertisement -

“Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë. Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë. Nuk do të ndalemi, në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla, sot gjatë dite, ka bërë të ditur se në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan është realizuar një operacion policor nga i cili është identifikuar një punëtori në të cilën janë modifikuar armë të llojeve të ndryshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat