Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar operacionet policore të dy ditëve të fundit në Veri të vendit, ku u zbuluan dhe konfiskuan armë dhe pajisje ushtarake.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sveçla ka thënë se për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.
“Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta”, ka shkruar Sveçla.
Postimi i plotë:
Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.
Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë.



