spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeSiguriaPoliciaSveçla takohet me drejtorin e Policisë së Shqipërisë, biseduan për synimet e...

Sveçla takohet me drejtorin e Policisë së Shqipërisë, biseduan për synimet e përbashkëta

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim drejtorin e ri të Policisë së Shqipërisë Ilir Proda, i cili vizitën e parë zyrtare e realizoi në Kosovë.

Sveçla ka shkruar në Facebook se në takim mes tjerash është diskutuar për sukseset e përbashkëta të dy shteteve si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me atë të Shqipërisë.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 5 persona, Zyra Ovale dhe teksti

“Bashkë me Drejtor Ilirin dhe ekipin e tij, Drejtorin e Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Zëvëndësdrejtorin Fehmi Hoti biseduam për sukseset e vazhdueshme që vijnë si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të dy policive tona”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

“Qëllimet për sundim të rendit e ligjit dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët tanë e vendeve tona janë të përbashkëta dhe në këtë drejtim do të punojmë pandalshëm”, ka përfunduar ministri Sveçla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat