Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash.
Sveçla njofton se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it.
Ai mes tjerash, i ka shprehur Ulutashit gatishmërinë për bashkëpunim për paqe e stabilitet.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.
Gjatë takimit diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it.
Gjeneral Majorit Özkan Ulutaş i shpreha urimet më të sinqerta për fillimin e mandatit të tij të dytë si Komandant i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.