spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:45
HomeKosovaSveçla thotë se s’ka më mbështetje politike për grupet mafioze

Sveçla thotë se s’ka më mbështetje politike për grupet mafioze

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin në luftimin e krimit të organizuar, teksa ka thënë se më nuk do të ketë mbështetje politike për grupet mafioze.

“3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas. Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër. Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze”, ka shkruar Sveçla në profiin e tij në “Facebook”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas.

- Advertisement -

Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër.

Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat