spot_img
E premte, 16 Janar, 2026
15:11
HomeKosovaSyla: Me LVV-në nuk kemi komunikim që 5 vite, ndryshuan qasjen kur...

Syla: Me LVV-në nuk kemi komunikim që 5 vite, ndryshuan qasjen kur erdhën në pushtet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë me dije se kjo organizatë nuk ka asnjë komunikim me LVV-në.

Ai ka treguar se që pesë vite nuk ekziston asnjë komunizmin në mes të OVL-UÇK-së dhe partisë së Albin Kurtit.

- Advertisement -

Derisa ka folur për organizimin e protestave të fundit nga kjo organizatë, ai ka treguar se paraprakisht janë takuar me liderët e partive politike, por jo edhe me ata të VV-së.

“Fillimisht kemi takuar krerët e partive politike, përjashto këtu VV-në që nuk kemi komunikim fare që pesë vite me ta si organizatë e veteranëve të luftës”, ka thënë ai në emisionin “Rubikon”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se partia e Albin Kurtit ka ndryshuar qasjen ndaj kësaj organizate prej ardhje në pushtet.

“Jo nuk kemi. Që 5 vite nuk kemi fare komunikim me ta, mos të flasim pastaj për mbështetje a diçka që është zero”, ka thënë Syla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat