spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeSportSylvinho përpara ndeshjes me Andorën: Besoj se do t’ja dalim

Sylvinho përpara ndeshjes me Andorën: Besoj se do t’ja dalim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e sotme në Andorra ku mbrëmjen e nesërme do të zhvillojë ndeshjen ndaj vendasve, një përballje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë pasi na jep një shans të mirë për të mbajtur vendin e dytë në grup deri në mbyllje të këtyre eliminatoreve që përkthehet me një vend në play-off.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes dhe stërvitjes së fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, trajneri Sylvinho foli në konferencën për shtyp ku ishte sëbashku me kapitenin Berat Gjimshiti.

- Advertisement -

“Janë dy ndeshje të ndryshme dhe trajneri i Andorrës e njesh shume mire ekipin, jane nje ekip që pëson maksimumi dy gola dhe këtë e kemi parë në ndeshjet me kundërashtarët e tjetë. Edhe në Tiranë deri sa shënuam golin e dytë nuk ishim shumë të qetë. Unë shpresoj që t’ja dalim. Kur luan jashtë është pak më e vështirë dhe ne brenda kemi rezultate më të mira, ne jemi shumë afër kualifikimit dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë gjë dhe nesër të zhvillojmë një ndeshje shumë të mirë. Ekipi do të jetë i njëjtë sa i përket shpirtit të garës, ashtu si i kemi nisur ndeshjet eliminatore me Anglinë. Sigurisht që do të ketë ndryshime në prështatshmëri me kundërshtarin që kemi përballë. Ne kemi krijuar një ekip të ekuilibruar, pësojmë pak dhe ruajmë qetësinë dhe në këtë formë mund të shkojmë drejt golit”, tha Sylvinho.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat