spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
14:52
HomeKulturëShowBiz“Ta mori Edi femrën sa hyri…”/ Xumi i kujton Xhenetën, Gjesti: Siç...

“Ta mori Edi femrën sa hyri…”/ Xumi i kujton Xhenetën, Gjesti: Siç ta mora Eglin unë ty

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Atmosferë e ngarkuar po mbizotëron mes banorëve të shtëpisë së “Big Brother”.

Fillimisht Gjesti dhe Valbona kishin një debat së bashku.

- Advertisement -

Sipas Gjestit, Valbona ka shprehur pëlqim për Laertin vetëm për lojë dhe se nuk po bënte asgjë për të, njësoj siç e ka konsideruar ai situatën mes Xumit dhe Eglit.

Në këtë moment, Xumi është përfshirë në bisedë, duke i kujtuar Gjestit një histori nga jashtë, ku ai kishte pasur një lidhje me një banore të show-it të mëparshëm.

- Advertisement -

Ky koment ka shkaktuar një reagim nga Gjesti, i cili ka thënë se Xumi gabon dhe mos të përmendi histori nga jashtë.

“Edhe unë ta mora ty Eglin…”.

Situata është intensifikuar dhe ka zgjatur për rreth një orë, me tensione që po rriteshin gjithnjë e më shumë.

Në këtë debat, Egli ka mbajtur një qëndrim të heshtur, duke mbështetur Gjestin për hir të marrëdhënies që ata kanë ndërtuar gjatë kohës së kaluar së bashku.

Megjithatë, fjalët e Gjestit e kanë lënduar atë, e cila ka zgjedhur të mos reagojë për të mos krijuar më shumë probleme mes banorëve.

Banorja ka preferuar të mos u jepte arsye të tjera banorëve për të përdorur këtë situatë kundër Gjestit, duke ruajtur kujtimet e bukura që ata kanë ndarë gjatë kohës së kaluar në shtëpi.

Gjatë një bisede në dhomën e grimit, Gjesti ka shprehur mendimin e tij për Jozin, duke e kritikuar për aftësitë e tij në lojë dhe duke e vënë në dyshim që do të arrijë të shkojë më tej.

“Ti këndo sa më shumë, që të të ecë muzika jashtë, sepse as konstruktin s’e ke për këtë lojë”.

Kjo deklaratë shkaktoi tensione tjera.

Jozi i ka kaluar këto moment me ironi, duke i përgjigjur:

“A mundem unë të të marr ty për burrë?”

Kjo përballje ka nxitur diskutime mes banorëve, por edhe ka shkaktuar reagime të forta nga ndjekësit që i ndjekin me kujdes çdo hap të banorëve.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë, janë bërë disa akuza të forta ndaj Jozit, duke aluduar për orientimin e tij seksual.

Këto publikime kanë shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë ngritur pyetje për etikën e tyre dhe ndikimin që mund të kenë te Jozin dhe familja e tij.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat