spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
12:06
HomeKosovaTahiri: Kosova s’ka kohë për aventura të reja zgjedhore, janë vetëm zvarritje

Tahiri: Kosova s’ka kohë për aventura të reja zgjedhore, janë vetëm zvarritje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi ndaj diskutimeve për mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar ato si të panevojshme në këtë fazë politike.

Tahiri bëri të qartë se vendi nuk fiton asgjë nga rikthimi në kutitë e votimit, përveçse  sipas saj humb kohë të çmuar në një moment kur Kosova përballet me vendime të rëndësishme si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

- Advertisement -

Ajo theksoi se qytetarët tashmë e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe se përgjegjësia tani bie mbi partitë politike për të gjetur zgjidhje dhe për të çuar përpara proceset shtetërore.

“Zgjedhjet nuk jane zgjidhje – jane zvarritje e vendimeve dhe pergjegjesive te medha qe e presin Kosoven – sovrani foli, dha votat partive politike per te zgjidhur ceshtjet e politikave te brendshme dhe te jashtme te vendit tone – uroj te behemi me president dhe Kosova te ec perpara”, shkroi Tahiri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat