spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
19:33
HomeKosovaTahiri: PDK-ja do ta votonte Konjufcën ose Bogujevcin për kryetar të Kuvendit

Tahiri: PDK-ja do ta votonte Konjufcën ose Bogujevcin për kryetar të Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, tha se Partia Demokratike e Kosovës do ta votonte për kryetar të Kuvendit Glauk Konjufcën apo Saranda Bogujevcin.

Ai tha se Konjufca ka qenë më korrekt gjatë punës së tij në krye të kuvendit.

- Advertisement -

“Sot e pam votimin e hapur për dy zonjat qe i propozoi LVV dhe nuk i morën votat e mjaftueshme. Kjo është një krizë e sajuar nga Kurti. PDK ka ofru zgjidhje, nuk do ta votonim Mimoza Kusari Lila për shkak të komunikimit me kriminelin Radojiçiq… Kurti nuk i ka numrat, as këta 57 deputetë që ia votuan znj.Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pra nuk ka marrëveshje as me komunitete për qeverinë. Kriza reale është kur të vijmë tek Qeveria”, u shpreh Tahiri në Pressing.

“Ne do ta votonim Konjufcën ose Bogujevcin, është hera e parë që po përmendim emra”, deklaroi Tahiri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat