spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:14
HomeKosovaTahiri për Kurtin: A i mori paratë nga Martin Berishaj?

Tahiri për Kurtin: A i mori paratë nga Martin Berishaj?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa arritur të konstituohet Kuvendi, nuk do të mund të bëhet asgjë për t’i pezulluar vendimet e ZRrE-së.

“Ne, pa arritur ta bëjmë shumicën, nuk do të mund të bëjmë asgjë për ta shkarkuar këtë bord kriminal. Më vjen keq, të gjitha angazhimet… vërtetë duhet ta quajmë bord kriminal. Ky institucion, i kapur nga Lëvizja Vetëvendosje, po e bën këtë vend të pajetueshëm”, tha ai.

- Advertisement -

Ai tha se e kanë shpresën te gjykatat e rregullta dhe tregoi se juristët e PDK-së janë duke punuar dhe nesër do të vendosin nëse kanë bazë të mjaftueshme për ta.

“Shpresojmë shumë se do t’i japim argumentet e mjaftueshme”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat