Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur në selinë e partisë së tij të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipatin.
Ai tha se diskutuan për zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme dhe “urgjencën e formimit të institucioneve”.

“Sot, në selinë e Aleancës, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të pres të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga Këshilltarja për Çështje Politiko-Ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euro-atlantike”, shkroi Haradinaj në një postim në “Facebook”.



