storm•/Blic: Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, me ftesë të homologut të saj Emmanuel Macron, po merr pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales më të vjetër të Francës dhe Evropës, Notre Dame. Gjatë kësaj ceremonie, ajo është përshëndetur dhe ka shtrënguar duart me Presidentin e Zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Këtë moment e ka ndarë në një postim në Facebook, duke shkruar: “Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’.”
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet bashkëpunimi i saj me Presidentin Trump, kur ky i fundit të marrë zyrtarisht në qeverisje “Shtëpinë e Bardhë” dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.