spot_img
E premte, 27 Shkurt, 2026
23:42
HomeKosovaTakimi Konjufca-Tunç Angılı, riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Takimi Konjufca-Tunç Angılı, riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zv/kryeministri i Parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angılı.

Takimi erdhi pas formimit të qeverisë së re dhe shënoi një moment për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe, njofton Ministria e Jashtme.

- Advertisement -

Sipas njoftimit gjatë takimit u diskutua për progresin në bashkëpunimin dypalëshe dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve që forcojnë lidhjet ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme.

“Republika e Turqisë mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në fusha me interes të përbashkët”, thuhet nga MPJD.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat