Ora 15:00 pritet të shënojë nisjen e takimit mes kryenegociatorëve nga Kosova e Serbia, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e BE-së.
Siç raporton Euronews në gjuhën serbe, delegacioni nga Beogradi ka kërkuar që të mbahet një takim trepalësh dhe të diskutohet për “situatën në Kosovë, deeskalimin dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”.
Komisioni Evropian njoftoi më herët se do të ketë një sërë temash në tryezë. Takimi i fundit fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik është mbajtur në Bruksel më 24 tetor, kur është mbajtur një takim trepalësh. Megjithatë, palët nuk arritën të bëjnë përparim.



