spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
20:17
HomeKosovaTakimi Osmani-Cruz: SHBA, partner strategjik i Kosovës

Takimi Osmani-Cruz: SHBA, partner strategjik i Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Uashington D.C, është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz”, ka shkruar presidentja.

- Advertisement -

Tutje, e para e shtetit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shtuar Osmani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat