spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
12:19
HomeKosovaTakimi Osmani-Kallas: Thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Takimi Osmani-Kallas: Thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas. Osmani ka thënë se e ka falënderuar Kallas për mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin evropian.

Ajo i ka kërkuar Kallas që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat, duke thënë se janë plotësuar të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -

Osmani shtoi se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerë deri në heqjen e plotë të masave.

“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat