spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
00:39
HomeKosovaTakimi Osmani-Ministrja austriake: Theksi në stabilitet dhe integrim në BE

Takimi Osmani-Ministrja austriake: Theksi në stabilitet dhe integrim në BE

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e shtetit austriak për Evropën, Claudia Plakolm, po qëndron për një vizitë në Kosovë, ku edhe është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Plakolm, në profilin e saj zyrtar, ka shkruar se kanë biseduar për stabilitetin, qeverisjen e mirë dhe bashkëpunimin rajonal.

- Advertisement -

Për politikanen austriake të gjitha këto janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

“Kënaqësi të takoj Presidenten Vjosa Osmani në Kosovë. Diskutuam rëndësinë e stabilitetit, qeverisjes së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Të gjitha janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në Evropë”, ka shkruar ajo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat