Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer në takimin virtual me liderët e vendeve të BE-së dhe disa vendeve nga bota, se presidenti rus, Vladimir Putin “herët a vonë” do të duhet “të vijë në tryezë”.
Starmer bëri thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën dhe për më shumë presion ndaj Rusisë.
Rreth 25 liderë pritet t’i bashkohen thirrjes së organizuar nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, duke përfshirë ata nga Evropa, Kanadaja, Ukraina, Australia dhe Zelanda e Re si dhe zyrtarë nga komisioni i BE-së dhe NATO-s.
Në këtë takim nuk marrin pjesë SHBA-të.



