spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
23:25
HomeKulturëTano Banushi, një nga figurat emblematike të humorit shqiptar

Tano Banushi, një nga figurat emblematike të humorit shqiptar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 4 shkurt te vitit 1927, lindi aktori i njohur i estradës shkodrane, Athanas Banushi, i njohur nga publiku si Tano Banushi.

I përkundur në djepin e kulturës, në Shkodër, Tano, nisi rrugëtim artistik në Teatrin “Migjeni”. Në një kohë fare të shkurtër, u shndërrua në një prej aktorëve më të parapëlqyer jo vetëm në vendlindje, por në mbarë vendin.

- Advertisement -

Aktori Tano Banushi numëron mbi 1000 role përgjatë një karriere rreth 45-vjeçare. Në morinë e interpretimeve spikati në mishërimin e shefave, brigadierëve dhe drejtorëve, pavarësisht kuadrit ideologjik të diktaturës komuniste, duke sprovuar shpeshherë kufijtë e disidencës.

Kapteri te “Prefekti” i Besim Lëvonjes, Llomoviti te “Fejesa” e Çehovit, marinari te “Tragjedia optimiste” e Vishnjevskit, si edhe Leo te komedia “Këshilli i ndrikullave” të Sheri Mitës, ishin disa prej roleve të tij më të suksesshme. Për merita të veçanta në mjeshtrinë e aktrimit, është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Artist i Popullit”.

- Advertisement -

Më 5 shkurt 1986 doli në pension, 4 vjet pasi kishte mbushur moshën e pensionit. E vijoi veprimtarinë artistike, duke shkruar e botuar edhe skeçe, tregime humoristike e anekdota. Ndërroi jetë më 7 gusht 1993. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat