spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
01:08
HomeKosovaDrejtësiaTara: Pyetjeve të mbrojtjes ju përgjigjem, prokurorisë jo

Tara: Pyetjeve të mbrojtjes ju përgjigjem, prokurorisë jo

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ismet Tara, ish-komandant i zonës së Rahovecit dhe i njohur me nofkën “Komandant Hoxha”, ka vazhduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Para se të fillonin pyetjet, mbrojtësi i Tarës kërkoi që ai të ketë mundësinë të flasë për 10 minuta dhe të sqarojë disa detaje të mbi dokumentin, ku pretendon se u cilësuar tradhtar.

- Advertisement -

Mirëpo, kërkesa e mbrojtjes për këtë kohë u refuzua dhe procesi vazhdoi me pyetjet e mbrojtjes të ish-krerëve të UÇK-së.

Komandant Tara ka thënë se do t’i përgjigjet vetëm avokatëve të ish-krerëve dhe jo prokurorisë.

- Advertisement -

Ani pse ju bë me dije se është i detyruar t’i përgjigjet edhe prokurorisë.

“Po përgjigjem pyetjeve të mbrojtjes, por jo pyetjeve të prokurorisë time, e cila ka fshehur dokumentin tim”, u shpreh ai.

Pala mbrojtëse e tij ka kërkuar kohë që t’ia sqarojë atij procedurat.

Si rrjedhojë seanca ka shkuar në pauzë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat