spot_img
E martë, 17 Shkurt, 2026
23:21
HomeKosovaTasholli: Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm

Tasholli: Sot ish-krerëve të UÇK-së ua dërgojmë mesazhin se nuk janë vetëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se “pavarësisht proceseve gjyqësore, një gjë mbetet e qartë: lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë”.

Duke folur në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, ai tha se “qytetarët duan drejtësi dhe jo politikë”.

- Advertisement -

Tashohilli tha se në përvjetorin e 18-të të pavarësisë, ish-krerëve të UÇK-së po u dërgohet mesazhi se nuk janë vetëm.

“E sot nga kjo ditë e pavarësisë, ne dërgojmë një mesazh të qartë për ata që gjenden në Hagë: për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të gjithë të tjerët. Ju nuk jeni vetëm. Pas jush qëndron një komb i tërë, pas jush qëndron historia, sakrifica jonë, liria jonë”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat