spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:43
HomeSiguriaPoliciaTre persona të arrestuar te Manastiri i Deçanit, për targat që shkruanin...

Tre persona të arrestuar te Manastiri i Deçanit, për targat që shkruanin “Kosova është Serbi”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze, tek targat e së cilës shkruante “Kosova është Serbi”.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

- Advertisement -

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

- Advertisement -

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat