spot_img
E mërkurë, 25 Mars, 2026
10:43
HomeKosovaTë arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njofton se u prangos...

Të arrestuarit për dallavere me patentë shoferë, Basha njofton se u prangos edhe ekzamineria e Ministrisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre instruktorë dhe një ekzaminere janë arrestuar nën dyshimin për dallavere me patentë shoferë. Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha tha se ekzamineria e angazhuar është e këtij dikasteri.

“Për vepra penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot nga organet e rendit janë arrestuar 4 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre është edhe një ekzaminere e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, shkroi ai në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Basha tha se e mirëpresin aksionin e zhvilluar dhe shprehu “gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përgjegjëse të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”.

“Ne do të jemi të përkushtuar e fort të vendosur në luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe çdo forme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke garantuar integritet, transparencë dhe besim në institucionet publike”, shkroi ai.

Marrja e patentë shoferëve me ryshfet, arrestohen katër ekzaminerë

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat