spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
06:17
HomeSportTë gjithë duan të luajnë për Realin, por ka një futbollist që...

Të gjithë duan të luajnë për Realin, por ka një futbollist që ka refuzuar transferimin!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Real Madridi është padyshim një nga klubet më të mëdha në botë dhe është ëndrra e thuajse çdo futbollisti ta vesh fanellën e tyre.

Por të pakët janë ata futbollistë që refuzojnë Real Madridin nëse i vije një ofertë nga “Los Blankos”.

- Advertisement -

Talenti i Kroacisë dhe Dinamo Zagrebit, Martin Baturina, ka ‘refuzuar’ ofertën e Real Madridit, raporton Patrik Berger.

“Los Blankos” po i ofronin 21-vjeçarit një marrëveshje pesëvjeçare, duke përfshirë huazimin dy-vjeçar të lojtarit brenda Spanjës.

- Advertisement -

Por kjo nuk i pëlqeu lojtarit, i cili vendosi të refuzoj ofertën e Real Madridit pasi qëllimi i tij është të shkoj në një top klub dhe të luaj aty e jo të shkoj në huazim.

Barcelona, ​​Atletiko Madrid dhe Man. Junajted janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e kroatit, çmimi i të cilit thuhet të jetë 20-25 milionë euro.

Baturina ka shënuar dy gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 17 paraqitje për Dinamo e Zagrebit këtë sezon, duke përfshirë një gol dhe dy asistime në Ligën e Kampionëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat