Pas O’Brien-it amerikan, edhe Komandanti i KFOR-it viziton kryeministrin: Dialogu si platforma e vetme për çështjet e pazgjidhura
storm•/KFOR: Komandanti i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua me kryeministrin Albin Kurti, ku theksoi se dialogu me Serbinë është rruga e vetme për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull. Ai shtoi se dialogu është kyç për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Në vazhdim, Barduani ritheksoi përkushtimin e tij për të punuar ngushtë me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, me qëllim zvogëlimin e tensioneve dhe promovimin e bashkëpunimit. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta pas ngjarjeve të vitit të kaluar dhe sulmit të armatosur në shtator. KFOR-i, ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mbetet i vendosur për të mbështetur procesin e dialogut, megjithëse progresi i tij ka qenë i ngadaltë dhe jo në përputhje me pritshmëritë ndërkombëtare.
Nësë iu intereson edhe:
Video/ Si u paralajmërua Kryeministri Kurti për “Urën e Ibrit” – KFOR-i mund të përdorë edhe armët