spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:45
HomeKosovaKuvendiTë hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e re duke e përmbyllur seancën konstituive, ndonëse nuk u arrit të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb.

Ai ka thirrur për ditën e nesërme mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit.

- Advertisement -

Kuvendi ka dalë edhe me njoftim zyrtar për mbledhjen e Kryesisë që është thirrur për ditën e hënë. “Takim konsultativ”, thuhet tek pika e rendit të ditës sipas njoftimit të dërguar nga Zyra për media e Kuvendit.

Në njoftim bëhet e ditur se ky takim ku janë thirrur katër nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit mbahet në orën 13:00.

- Advertisement -

Kryesia e re aktualisht përbëhet nga kryetari Dimal Basha, dhe nënkryetarët Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi.

Por, PDK dhe LDK thanë se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e së hënës, pasi Kuvendi nuk është konstituuar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat