spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:39
HomeBotaTë paktën 21 persona vriten në Gaza, Hamasi pranon propozimin për armëpushim

Të paktën 21 persona vriten në Gaza, Hamasi pranon propozimin për armëpushim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Hamasi ka pranuar që të ketë një armëpushim 60-ditor në Gaza.

Kjo për shumë kë po shihet si një rrugë që mund të sjellë një armëpushim të qëndrueshëm.

- Advertisement -

Megjithatë nga Izraeli, thanë se Hamasi është nën presion ndërsa Izraeli planifikon një operacion më të gjerë në Qytetin e Gazës, ndërsa ministrat e ekstremit të djathtë këmbëngulin se lufta duhet të vazhdojë.

Derisa dy palët nuk po arrijnë marrëveshje, ata që po e pësojnë janë civilët.

- Advertisement -

Sulmet izraelite të mëngjesit të hershëm në të gjithë Gazën kanë vrarë të paktën 21 persona.

Të vrarët përfshijnë gjashtë në sulme ndaj tendave që strehojnë persona të zhvendosur në Khan Younis dhe katër në një sulm ndaj një tendë në Deir el-Balah.

Agjencia shtetërore palestineze e lajmeve Wafa raportoi për 10 persona – përfshirë dy fëmijë – në ose afër Deir el-Balah.

Gjithashtu u tha se dy persona ishin vrarë ndërsa prisnin ndihmë pranë Beit Lahiya në veri të Gazës, me 53 të plagosur atje.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat