spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
03:36
HomeBotaTë paktën një i vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në...

Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në Lituani

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një avion i mallrave i kompanisë DHL është rrëzuar afër aeroportit të Vilniusit në Lituani në orët e para të 25 nëntorit.

Avioni, i kompanisë DHL, që operohej nga kontraktori Swiftair, i cili ishte nisur nga Lajpzing, ra mbi një shtëpi, tha një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Lituanisë për Menaxhimin e Krizave. Sipas tij, të gjithë personat brenda shtëpisë kanë shpëtuar.

- Advertisement -

Zjarrfikësit janë parë duke shuar zjarrin në një ndërtesë rreth 1.3 kilometra në veri të pistës së aeroportit në kryeqytetin e Lituanisë. Në vendngjarje është parë prani e shtuar e autoambulancave dhe disa rrugë kryesore në afërsi të vendit ku u rrëzua avioni janë mbyllur për qarkullim.

Autoritetet ende nuk e kanë bërë të qartë shkakun e rrëzimit të avionit, që ndodhi në orën 05:30, sipas kohës lokale. Temperaturat në aeroport ishin afër ngrirjes, teksa ka pasur re para lindjes së diellit dhe erërat ishin në shpejtësi rreth 30 kilometra në orë.

- Advertisement -

DHL Group, që ka selinë në Bon të Gjermanisë, ende nuk ka reaguar për këtë rast, raporton REL.

Avioni i rrëzuar po operohej nga Swiftair, kontraktor me bazë në Madrid.

Fluturakja ishte e llojit Beoing 737 dhe ishte 31 vjet e vjetër.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat