spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
06:11
HomeSiguriaPoliciaTë shtëna me armë zjarri në Deçan, tre të plagosur në një...

Të shtëna me armë zjarri në Deçan, tre të plagosur në një lokal

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në një lokal në Deçan.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 00:18. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se të plagosurit fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, për t’u transferuar më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Në lidhje me rastin, një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -

Personi i dyshuar ёshtё arrestuar nё vendin e ngjarjes, dhe tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё pistoletё Zoraki 9mm; njё karikator i sё njёjtёs armё, nёntё fishekё kal:9mm dhe tri gёzhoja.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator me nëntë fishekë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat