Një person është lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, Zyrtare për Informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
“Sot rreth orës 14:25 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Një person mashkull i moshës madhore ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për arrestimin e të dyshuarit”, konfirmon Policia për media.



