spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
06:57
HomeSiguriaPoliciaTë shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person është lënduar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.

Viktima mashkull i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Avni Zahiti.

- Advertisement -

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, theksoi Zahiti.

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat