spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
12:48
HomeBotaAmerikaTë shtëna në një shkollë në Wisconsin, raportohen viktima dhe të plagosur

Të shtëna në një shkollë në Wisconsin, raportohen viktima dhe të plagosur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një nxënës vrau dy persona në një shkollë në Wisconsin përpara se policia ta gjente të dyshuarin të vdekur në vendin e ngjarjes në një kompleks arsimor në qytetin Medison, thanë autoritetet të hënën.

Të paktën gjashtë persona të tjerë u plagosën, sipas policisë, e cila tha se mes të vrarëve dhe të plagosurve kishte fëmijë.

- Advertisement -

Më herët, policia tha se pesë persona u vranë nga të shtënat, por më vonë tha se informacioni ishte i pasaktë.

Të shtënat ndodhën në shkollën e krishterë “Abundant Life” në Madison, kryeqyteti i shtetit Wisconsin, njoftoi policia.

- Advertisement -

“Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim”, tha policia e Madisonit në një deklaratë. “Më shumë informacion do të publikohet pasi të jetë i disponueshëm. Aktualisht kemi nevojë që njerëzit ta shmangin zonën”.

Makinat e ekipeve të emergjencave dhe prindërit përpara shkollës në Madison, Wisconsin

Policia kishte bllokuar rrugët përreth shkollës të hënën pasdite.

Agjentët nga Byroja Federale e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar forcat lokale të zbatimit të ligjit.

“Po lutemi për fëmijët, mësuesit dhe të gjithë komunitetin e shkollës ‘Abundant Life’, ndërsa presim më shumë informacion dhe u jemi mirënjohës ekipeve të emergjencave që reaguan me shpejtësi”, tha në një deklaratë guvernatori i shtetit Wisconsin, Tony Evers.

Shkolla e krishterë “Bundant Life Life” ka rreth 390 nxënës, duke filluar që nga niveli parashkollor dhe deri në vitet e shkollës së mesme, sipas faqes së saj të internetit. /VOA

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat