Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë me temperatura që do të jenë veçanërisht të ulëta gjatë mëngjesit dhe natës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të jenë nga 0 deri 3 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare, duke sjellë ndjesinë e ftohtë gjatë ditës.
Për shkak të temperaturave të ulëta, gjatë natës dhe mëngjesit mund të ketë ngrica, ndaj qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm në rrugë.



