spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
12:36
HomeBotaTensione në Detin Baltik, anija ruse gjuan drejtë helikopterit gjerman

Tensione në Detin Baltik, anija ruse gjuan drejtë helikopterit gjerman

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat në gjermani kanë raportuar për një incident që ka ndodhur në Detin Baltik.

Bild raporton se ekuipazhi i anijes ruse kishte qëlluar me municion sinjalizues helikopterin.

- Advertisement -

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, përmendi incidentin në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel, por nuk dha asnjë detaj.

Arsyeja e fluturimit me helikopter janë patrullimet e shtuara në Detin Baltik.

- Advertisement -

Baerbock njoftoi se do të rrisë më tej monitorimin e tubacioneve dhe kabllove të të dhënave në Detin Baltik. Sepse sulmet ruse mbi këtë infrastrukturë të ndjeshme ndodhin vazhdimisht.

Ajo përmendi si shembuj shkatërrimin e kabllove dhe prishjen e sistemit GPS.

Përdorimi i municionit sinjalizues në fakt është i zakonshëm vetëm në situata emergjente.

Baerbock vuri në dukje se ka gjithmonë anije që lundrojnë në Detin Baltik që po përpiqen të anashkalojnë sanksionet që janë vendosur ndaj Rusisë që nga sulmi në Ukrainë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat