Gazeta izraelite Haaretz ka raportuar se të paktën dy persona janë plagosur në qytetin portual Haifa, si pasojë e një sulmi me raketa të lëshuara nga Irani. Lajmi është konfirmuar nga ekipet e ndihmës së shpejtë që po veprojnë në terren.
Ky zhvillim ndodh në një moment tejet të ndjeshëm, kur frika për një konflikt të hapur mes Izraelit dhe Iranit është më e lartë se kurrë më parë.